“Triple-double” i Paul Georget me 10 pikë, 10 asistime dhe 12 kërcime i ndihmoi Indiana Pacers që të shënojë fitore me rezultat 91 me 79 kundër Chicago Bulls derisa Miami mposhti Memphis Grizlies me rezultat 91 me 86.
Me LeBron James (15 pikë), Chris Bosh (11 pikë) dhe Dwayne Wade (14 pikë) që nuk ishin në formën e tyre më të mirë, i mbeti Ray Allen që t`i ndihmojë ekipit të tij për fitore me 18 pikë të shënuara.
Humbja e Torontos dhe Chicagos i lejuan Brooklyn Netsave që t`i afrohen pozitës së tretë me fitoren 114-98 kundër Boston Celtics.
Joe Johnson ishte lider i Netsave me 27 pikë derisa Mason Plumlee ishte më i dobëti me 18 pikë. Avery Bradley kishte 28 pikë për Bostonin.
Amar’e Stoudemire kishte 22 pikë dhe 10 kërcime në fitoren e New York Knicks kundër Philadelphia 76ers me rezultat 93-92.
Anthony Davis kontribuoi me 24 pikë dhe 11 kërcime në fitoren e New Orleans Pelicans kundër Atlanta Hawks me rezultat 111-105, derisa “magjistari” i Washingtonit, John Wall shkatërroi Los Angeles Lakers me 28 pikë dhe 14 asistime në fitoren 117-107.