Home Kuriozitete Nxënësi e fyen në letrën përshëndetëse, mësuesi ia përmirëson gabimet gramatikore

Nxënësi e fyen në letrën përshëndetëse, mësuesi ia përmirëson gabimet gramatikore

Shumica e njerëzve do të mund të shqetësoheshin nëse do t’u arrinte një letër me përmbajtje jo të mirë. Por ky mësues, vendosi të përqendrohej në gabimet gramatikore të saj.

Një student i ka shkruar një letër mësuesit të tij të anglishtes, duke përdorur edhe fjalë banale.

Por ai nuk është fokusuar aspak në to. Ai ka dashur të fokusohet në gabimet që ka bërë nxënësi.

Studenti e nis letrën duke thënë se “ata kanë kaluar shumë mirë në shumicën e rasteve” dhe se mendojnë se mësuesi ishte majft “cool”.

Megjithëkëtë, në vazhdën e letrës, studenti “rrëshqet” edhe në nervozë duke iu drejtuar mësuesit me sharje dhe e merr përgjegjësinë që këtë ta bëj në emër të të gjithë klasës.

Por mediat britanike, që nuk kanë arritur të gjejnë se për cilën shkollë bëhet fjalë, janë fokusuar në pjesët e kuqe që ka shkruar mësuesi, duke ia dhënë nxënësit edhe mësimet se si do të duhej realisht ta shkruante letrën.

Në fund, mësuesi shkruan se ai duhet të mësohet t’a përdorë edukatën dhe se korrigjimi që do të mund t’ia bënte letrës paraprakisht, do e “shpëtonte” atë nga të dukurit si “budalla”.

Previous articleKafshimi që rrezikon më shumë se gjarpri kobra
Next articleVjen pasqyra që bën “selfie” dhe i poston automatikisht në Twitter