Home LAJME Obama e siguron Japoninë rreth ishujve në detin e Kinës

Obama e siguron Japoninë rreth ishujve në detin e Kinës

Presidenti amerikan Barak Obama, e ka siguruar Japoninë se ishujt në detin lindorë të Kinës që janë të diskutueshme në mes të Tokios dhe Pekinit, janë pjesë e Japonisë.

Obama i ka bërë këto komente për një gazetë japoneze, gjatë nisjes së tij për në turne në Azi që do të përfshijë Japoninë, Korenë e Jugut, Filipinet dhe Malajzinë.

Obama tha se do të kundërshtojnë çdo përpjekje që synojnë ta ndryshojnë administrimin e ishujve të Japonisë, raporton REL.

Kina dhe Japonia për dy vite radhazi kanë shfaqur pretendimet e tyre në lidhje me administrimin e këtyre ishujve.

Ishujt e diskutueshëm quhen Senkaku nga japonezët, ndërsa Diayou nga kinezët.

Previous articleNjë serb përçan 7 milionë shqiptarë
Next articleTurchynov kërkon operacion ushtarak në lindje të Ukrainës