Home LAJME Obama: Ne nuk duam luftë

Obama: Ne nuk duam luftë

“Unë vazhdimisht kam thënë se, çdo herë që Rusia të ndërmarrë hapa që do të destabilizonin Ukrainën dhe të shkelë sovranitetin e saj, do të ketë pasoja”, ka paralajmëruar presidenti amerikan, Barack Obama.

Në një intervistë për televizionin CBS, raporton Reuters, Obama, sa i përket krizës së Ukrainës, ka akuzuar hapur Moskën, në prag të takimit në Gjenevë, në të cilën Rusia, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të përpiqen që të zgjidhin “ngecjen aktuale”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë të gatshëm për të futur sanksione të reja nëse takimi në Gjenevë nuk sjell përparime të rëndësishme.

Presidenti Obama tha se ai beson se Rusia nuk është e interesuar në një konfrontim ushtarak me ushtrinë amerikane, e cila, sipas tij “është superiore”.

“Ne nuk duam luftë”, tha Obama.

Previous articleVajza mbahej në garazh prej 9 vjetësh, në Argjentinë
Next articleVV: Agim Bahtiri me premtime të dështuara