Objekte kancerogjene që gjenden në shtëpi

Shtëpia është më e bukur dhe më e shëndetshme kur është e pastër. Por ndodh shpesh që në ambientet e shtëpisë sonë të ketë produkte të dëmshme për shëndetin, të cilat shkaktojnë alergji, probleme në veshkë, tru apo edhe në aparatin riprodhues, si dhe mund të shkaktojnë kancerin.

1-Aromat për ambientin. Përmbajnë naftalinë dhe lëndë të tjera kimike, ndaj do të ishte më mirë të zëvendësoheshin me aroma natyrale apo vaj esencash.

2-Produkte arti. Nëse keni pasion pikturën apo keni në shtëpi, piktura dhe skulptura, tregoni kujdes pasi këto objekte shpesh përmbajnë substanca kancerogjene.

3-Qirinj- Evitoni ato me parafinë dhe të aromatizuar artificialisht, pasi prodhojnë lëndë të rrezikshme. 4-Shampo dhe detergjentë për tapetet dhe moketet. Mundohuni të zgjidhni produkte sa më natyrale.

5-Rrobat e lara me të thatë. Sa do i mirë të jetë pastrimi me të thatë gjithnjë ngelen baktere dhe mikrobe, ndaj idealja do ishte të laheshin me ujë.

6-Mikrovala. Edhe pse është një zgjidhje praktike ngrohja apo pjekja e ushqimeve me mikrovalë, pjekja në enë qeramike dhe jo në enët plastike të kësaj furre është më ideale, ashtu sikundër do të ishte më mirë të përdornit sobën e zakonshme.