Home LAJME OKB: S’ka mbledhje të jashtëzakonshme

OKB: S’ka mbledhje të jashtëzakonshme

foto.2OKB nuk e ka ndërmend të përzihet në çështjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, pavarësisht ankesës së Serbisë që kjo organizatë ta trajtojë vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës në një mbledhje urgjente në Këshillin e Sigurimit. Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, ka thënë për mediat serbe se nuk i përket OKB-së të përzihet në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, përgjegjëse për sigurinë e Kosovës është forca paqeruajtëse e NATO-s. Zëdhënësi Haq ka konfirmuar se OKB është informuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura, ndërsa ka shtuar se në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, forcat ndërkombëtare të sigurisë janë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.

Reagimi i zëdhënësit të Kombeve të Bashkuara erdhi pasi Serbia përmes ministrit Aleksandër Vulin kërkoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar vendimin e qeverisë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës kanë reaguar edhe kryeministri serb Ivica Daçiq dhe zv/ kryeministri Aleksandër Vuçiq, të cilët kanë paralajmëruar se do ta ngritin këtë çështje edhe në Bashkimin Evropian.

Previous articleLëkundje të shpeshta tërmeti, në Durrës e Vlorë
Next articleÇiljeta ne Japoni