Organizata e Kombeve të Bashkuara është deklaruar se nuk përzihet në çështjen e krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se nuk i përket OKB-së të përzihet në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në Kosovë.
Deklarimet e zyrtarëve të OKB-së vijnë pas reagimit të Serbisë se do të kërkoj mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për shkakun e krijimit të ushtrisë së Kosovës.