Home LAJME Opozita dërgoi kërkesën në Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Opozita dërgoi kërkesën në Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Partitë opozitare kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e cila konteston zgjedhjen e presidentit.

Aida Dërguti, Bali Muharremaj e Enver Hoti nga opozita e bashkuar kanë dërguar çështjen e zgjedhjes së presidentit, Hashim Thaçi, në Gjykatën Kushtetuese.

Së pari ishte paralajmëruar se dorëzimi i kërkesës në gjykatë do të bëhet në ora 14:00, por ata e kanë dorëzuar kërkesën rreth orës 15:40, pak para përfundimit të orarit të punës nga institucionit, në ora 16:00, transmeton Koha.net.

Aida Dërguti në prononcim për medie para objektit të Gjykatës Kushtetuese ka thënë se një nga shkeljet e detektuara nga opozita dhe që është pjesë e kërkesës, është prania e 120 deputetëve në sallë e në fakt, aty ishin 119, ngaqë Ramush Haradinaj ka dorëzuar mandatin një seancë më herët.

Kurse pauza mes rundit të dytë dhe të tretë të votimit në zgjedhjen e Hashim Thaçit president është përmendur nga Bali Muharremaj i AAK-së, si një prej pikave tjera të kërkesës.

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti gjithashtu ka folur edhe për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në të kaluarën, që kanë qenë të pakënaqshme sipas saj, por që edhe kësaj radhe do të testojnë këtë gjykatë.

Previous articleQeveria e Kosovës zhvilloi mbledhjen e 76-të, të rregullt
Next articleJahjaga:Sot është dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin