Home SPORT “Organizimi i Final Four, fitore për gjithë kombin shqiptar”

“Organizimi i Final Four, fitore për gjithë kombin shqiptar”

Kryetari i Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB), Avni Ponari, ka qenë i pranishëm në ditën e parë të Final Fourit të Ligës Ballkanike në Prishtinë dhe ai thotë se ka arsye të ndihet krenar.

Kryetari Ponari, i cili ishte i ftuar special në këtë ndeshje, pohoi se ndihet krenar për organizimin e Final Four të Ligës Ballkanike nga Kosova dhe se sipas tij ky është sukses kombëtar.

“Prishtina humbi, por nuk ka arsye që të jetë e zhgënjyer. Këtu ka atmosferë basketbolli, Kosova është vet basketbolli”.

“Organizimi i Final Four është një fitore më vete jo vetmë për Prishtinën, por e të gjithë kombit shqiptar, pasi edhe vet arritja e ekipit është sukses jo vetëm i Kosovës, por i Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar, pasi jemi një”, ka theksuar pas ndeshjes Ponari.

Ponari shtoi se edhe Shqipëria do të marrë vendim pas përfundimit të sezonit që të jetë pjesëmarrëse me një klub në Ligën Ballkanike.

Prishtina pësoi humbje me rezultat 82-74 nga Galil Gilboa dhe lufton të dielën për vendin e tretë.

Previous articleEdhe unë do të votoja për Gjykatën Speciale tha Daci
Next articleBurg bosit grek, nxiti Alket Rizain për vrasje e arratisje spektakolare