Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, sot do të fillojnë një trajnim nga ekspertët e EULEX-it, përmes realizimit të gjykimit të simuluar, rreth hapave relevant, gjatë procesit gjyqësor.
Ky trajnim që do të mbahet në gjykatoren e studentëve të këtij universiteti, ka për qëllim që gjeneratat e ardhshme të ekspertëve ligjorë të Kosovës, të monitorohen në ushtrimin e praktikave më të mira gjatë seancave gjyqësore.
Studentët prej tri ekipesh do të luajnë rolin e gjykatësve, prokurorëve dhe mbrojtësve ligjor.
Sipas një njoftimi të EULEX-it, audiencës do t’i drejtohen zëvendës-shefja e misionit EULEX, Joëlle Vachter, dekani i fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bajram Ukaj, si dhe organizatorë të trajnimit.
Studentët do të fitojnë mirënjohje për participimin e tyre dhe do të përfitojnë njohuri nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it.