Home Uncategorized OSBE-së: Komunat kanë bërë përparim në ofrimin e banimit social

OSBE-së: Komunat kanë bërë përparim në ofrimin e banimit social

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger_2013Prishtinё – Komunat në Kosovë kanë bërë përparim të caktuar në sigurimin e banimit social, megjithatë sfidë mbeten përputhshmëria me kornizën ligjore dhe zhvillimi i strategjive për banim, thotë një raport i Misionit të OSBE-së i publikuar sot.

“I përgëzoj ato komuna që kan bërë përpjekje për të ofruar banim social dhe për të zbatuar projekte banimi. Megjithatë, qasja në banim social duhet kuptuar nga të gjithë si e drejtë elementare e njeriut dhe duhet bërë më shumë që të sigurohet ndihmë adekuate për personat që kanë nevojë për banim social,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

“Informimi i grupeve të ndjeshme dhe komuniteteve në nevojë është i një rëndësie vendimtare, dhe kjo është përgjegjësi e qartë e komunave. Duke pasur një pasqyrë të plotë se sa persona kërkojnë banim social, komunat do ta kenë më të lehtë që të përmirësojnë planifikimin e tyre, ndarjen e mjeteve buxhetore dhe ofrimin e shërbimeve.”

Përveç mungesës së vlerësimit të duhur të nevojave që do të mundësonin planifikim përkatës për projekte sociale, raporti vëren mangësi në kriteret e përzgjedhjes së përfituesve, përbërjen e komisioneve komunale të përzgjedhjes, procedurat e ankimimit, si dhe mospërdorim të gjuhëve zyrtare gjë që lë disa grupe të ndjeshme të painformuara dhe të përjashtuara.

Raporti Vlerësim i sigurimit të banimit social nga Komunat në Kosovë bazohet në monitorimin e rregullt të OSBE-së nga nëntori 2010 deri në gusht 2013. Ai përmban edhe rekomandime se si të përmirësohen mangësitë e identifikuara. /RadioRINIA/

Previous articleBE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza
Next articleHaziri: Vazhdonë falënderimet ndaj qytetarëve