Home LAJME Pacolli: Jakup me njofton për datën, me 600 mijë euro të ndërtohen...

Pacolli: Jakup me njofton për datën, me 600 mijë euro të ndërtohen shtëpitë e skamnorëve

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli në një prononcim për Indeksonline e ka pranuar ofertën e kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi që ta blejë shtëpinë e këtij të fundit për 1 milion euro, por me një kusht.

I pari i Kuvendit ka thënë se nuk tërhiqet nga oferta për Pacollin, dhe se tashmë ka mbetur vetëm të bëhet transaksioni bankar.

“Perfekt e kryejmë! Mbetet të njoftohem për datën e transaksionit dhe emrat e komisionerëve që bashkë me komisionerët e mijë do të menaxhojnë implementimin e projektit, ndërtimin e shtëpive për nevojlitë. (600 mije euro)”, ka qenë përgjigja e Pacollit për Krasniqin.

Previous articleKrasniqi- Pacollit: Me gjithë dëshirë, po ta shes shtëpinë baca i Hashimit!
Next articleNe duhemi dhe kjo punë ka marrë fund