Home SPORT Pacolli sponsor i Skënderbeut?

Pacolli sponsor i Skënderbeut?

Nuk ka konfirmim zyrtar, por në Korçë kanë filluar të qarkullojnë zëra për një afrim të një donatori të ri në klubin e Skënderbeut. Duket se fjalët janë përhapur më shumë në bashkinë e qytetit.

Burmime të pakonfirmuara pranë kësaj të fundit tregojnë për “Panorama Sport” se një biznesmen i fuqishëm pritet t’i bashkohet klubit së shpejti.

Madje, të gjitha rrugët të çojnë te zv.kryeministri aktual i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ky i fundit është shpallur “Qytetar Nderi” i Korçës dhe, sipas të njëjtave burime, janë të shumta gjasat që t’i bashkohet klubit, duke kontribuar si donator, krahas presidentit aktual Ardjan Takaj. Nga sa mësohet, negociatat për ta bindur Pacollin po ndërjetësohen nga ish-kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, i cili aktualisht është zv.kryeministër i Shqipërisë.

Mendohet se Peleshi ka biseduar me Pacollin dhe jo më kot gjatë këtyre ditëve në Bashkinë e Korçës janë shtuar zërat. Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti Takaj, i pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me një tjetër donator, dje shkurtimisht u përgjigj: “Sa mirë do të ishte”.

Previous articleEnde i pazgjidhur konflikti Elvana – Niko
Next articleiPhone 6 vjen me ekran të lakuar?