Home LAJME Papunësia në Greqi po vazhdon të rritet

Papunësia në Greqi po vazhdon të rritet

foto (11)Papunësia në Greqi ka vazhduar të rritet dhe gjatë muajit dhjetor 2013 ka arritur bazë vjetore 27,5% kundrejt 26,3% gjatë dhjetorit të vitit 2012. Më të prekur janë të rinjtë në moshë nën 24 vjeç.

Në këtë grup moshe papunësia ka qenë 55,5% gjatë muajit dhjetor kundrejt 57,1% një vit më herët. Qeveria e koalicionit e konservatorëve dhe të socialistëve të Andonis Samaras pret një ulje të lehtë të papunësisë gjatë vitit 2014 deri më 24,5%. Shumë ekonomistë prognozojnë se, përmirësimi i punësimit do të jetë shumë i ngadaltë.

Previous articleTUNG Barca, ti nuk je për titull
Next articleKapet 45 vjeçari duke shitur kokainë