Mbrëmë, në orët e vona, në vendkalimin Kufitar Kullë, ka arritur nga Mali i Zi një automjet i tipit Audi me ngjyrë të zezë me targa të Bosnjës. Oficerët doganor e kanë ndalur për kontroll këtë automjet, ku është gjetur një sasi e konsiderueshme e armëve.
Automjeti është selektuar për ekzaminim të detajuar. Pas pyetjes së oficerëve doganorë, drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë. Gjate kontrollit të kryer me oficerët policorl, nën ulësen e prapme janë zbuluar tetë revole të ndryshme, si dhe 350 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu, është gjetur edhe shurdhues për armë (silenciator). Vazhdimi i kontrollit gjeti në derën e parme të shoferit edhe një revole tjetër.
Menjëherë pas zbulimit te këtyre armëve, drejtuesi i automjetit është arrestuar. Ai ishte me prejardhje nga Bosnja, por në posedim kishte edhe pasaportë të Serbisë.
Rasti është dorëzuar Policisë Kufitare për zhvillimin e procedurës së mëtutjeshme. /RadioRINIA/