Home LAJME PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

PD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK

Partia e Drejtësisë, mohon lajmin e publikuar në disa portale se kinse, Azzam Dida, kryetar i deritanishëm i degës së PD-së në Prizren ka aderuar në LDK.

Në komunikatën drejtuar mediave nga Partia e Drejtësisë thuhet se Azzam Dida, ka paraqitur dorëheqjen e tij morale nga posti i kryetarit të PD-së në Prizren dhe të njëjtën ia ka pranuar edhe kryetari Ferid Agani, ndërsa ai vazhdon të japë kontributin e tij nga pozita e anëtarit të kryesisë së PD-së.

Partia e Drejtësisë dhe kryetari i saj, Ferid Agani falënderojnë Didën për punën e tij të palodhshme sa ka qenë në krye të degës së Prizren.

Ndryshe, Partia e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur të dielën ka marrë vendim që të organizojë Kuvendin Zgjedhor të Degës në Prizren, gjë për të cilën është pajtuar edhe vet kryetari Dida.

Previous articleTensionohet situata mes Rusisë dhe Ukrainës, vritet një politikan
Next articleBatalioni “Atlantiku”: UÇK nuk ka kryer krime