PDK e voton mocionin

Partia Demokratike e Kosovës e cila është në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka vendosur të votojë mocionin. Kështu është vendosur në Kuvendin e Kosovës.

Ndonëse disa nga deputetët e PDK-së ishin deklaruar se do ta votojnë këtë mocion, madje disa prej tyre i kanë dhënë nënshkrimet për ta iniciuar atë, PDK-ja ka vendosur të votojnë mocionin e opozitës.

 

Shefi i GP të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se mocioni nuk është për t’i përsëritur sukseset e Qeverisë. Sipas tij, mocioni është sepse në këtë vend ka ngecje.

“ Sot si përfaqësues i grupit politik më të madh në kuvend më i lumtur do të isha me një ngjarje tjetër, me këtë interesim kaq të madh  të prezantonim diçka tjetër të flasim për diçka tjetër. Sot jemi këtu për një mocion Zoti kryeministër nga ajo që unë dëgjova këtu, ndoshta mund të heq vëmendjen dhe të merrem me fjalimin e tyre. Sot nuk jam vetëm përfaqësues i atyre që më kanë votuar por edhe përfaqësues i partive, por sot jemi këtu për një mocion. Unë dëshmoj që sot ti të jesh përfaqësues i bashkëpunëtorëve tu, institucioneve, e i gjithë Kosovës. Këto mocione nuk janë të parat. Ka pasur edhe mocione e momente më të vështira. Republika e Kosovës po vazhdon të funksionoj pavarësisht sfidave. Sot kemi një mocion para vetes dhe ky mocion nuk është për ti përmendur arritjet e kësaj qeverie”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka ftuar  që të gjithë që të votoni për vullnetin e qytetarëve dhe për interesin e qytetarëve.