Home SPORT Pep Guardiola “ilaçi” ndër vite për Realin!

Pep Guardiola “ilaçi” ndër vite për Realin!

Përballja e Bayern Munchen dhe Real Madrid në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve do të rikthei edhe një përballje të strategut të madh të futbollit, Pep Guardiola ndaj gjigandit spanjoll, Real Madrid. Ish trajneri që bëri histori me Barcelonën është trajneri që e ka mposhtur më së shumti në 40 vitet e fundit Real Madridin.

Në 15 ndeshjet e tij të zhvilluara ndaj Real Madridit, Pep e ka shijuar humbjen në vetëm dy ndeshje. Është Pep Guardiola ai që u solli tifozëve katalonas “Manitan” e famshme ndaj Realit të Jose Mourinhos.

Mediat gjermane analizojnë se pikërisht Guardiola do të vazhdoi traditën e mirë që ke me Realin pasi që e njeh mirë këtë skuadër.

Kur kihet parasysh se Bayern tradicionalisht ka bilanc të mirë ndaj Realit, atëherë Bayerni jo rastësisht po llogaritet si skuadër favorite në këtë përballje.

Nëse Guardiola e fiton këtë vit Ligën e Kampionëve me Bayernin, ai do të bëhet trajneri i parë që do të arrijë të mbrojë trofeun e Champions League.

Previous articleAhmeti pezullon 10 zyrtarët komunalë të Prishtinës
Next articleStudentët e kolegjeve private mund të bëjnë master në Universitetin Publik