Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, është në dyshim për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Portugezi ka luajtur 90 minuta ndaj Valladolidit të mërkurën, por testet të premtën kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim në ije.
“Pas skanimeve dhe testeve të premtën në spitalin Sanitas La Moraleja, Pepe është diagnostifikuar me një dëmtim të shkallës së parë të muskulit në ijen e majtë”, shkruan në komunikatën e klubit madrilen.
Reali ende nuk e ka zbuluar natyrën e dëmtimit, por pritet që ai të mungojë dy javë dhe është në dyshim për finalen e Lisbonës në mënyrë që të bëhet gati për Botëror.