Home LAJME Për ditën e tokës, parakalojnë me biçikleta

Për ditën e tokës, parakalojnë me biçikleta

Për ta shënuar Ditën Botërore të Tokës, anëtarë të Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Pejë, të martën kanë parakaluar me biçikleta nëpër qytet.

Përmes një komunikate për media, FR i LDK-së në Pejë, ka sqaruar se, edhe pse është diçka simbolike, parakalimi me biçikleta nëpër qytetin e Pejës ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve në lidhje me tokën dhe ambientin.
“Përdorimi i biçikletave brenda qytetit tonë është i domosdoshëm për shkak se qyteti Pejës ka një reliev shumë të përshtatshëm për përdorimin e çiklizmit. Përdorimi më i madh i përdorimit të biçikletave, do të ndikon edhe në mos ndotjen e ambientit nga makinat dhe CO2”, ka thënë Jeton Lajçi, nga FR i LDK-së. /

Previous articleHaradinaj ndau librezat për ekspertë dhe anëtarë të rinj të AAK-së
Next articleAAK-ja në parim i thotë po Gjykatës Speciale