Përdorimi i pajisjeve teknologjike në shtrat është i dëmshëm

Të përdorësh pajisje elektronike të tilla si tabletë dhe celularë përpara se të shkoni në shtrat apo në shtrat, do të ndikojë që nivelet e gjumit tuaj të rrënohen, thotë një studim i ri.

Sa më shumë që të rinjtë i përdorin pajisjet e tyre para kohës që shkojnë në shtrat, aq më keq nivelet e tyre të gjumit do të jenë.
Të rinjtë që përdorën kompjuterë, celularë apo shikuan TV para gjumit përgjithësisht ranë në gjumë dhe u zgjuan më vonë se sa ata të cilët nuk kishin përdorur, sipas një sondazhi online të australianëve të moshës 11-17, transmeton Lajmi.net.

Ata ishin më të prirur për tu zgjuar më vonë në vikende, duke treguar kështu nevojë për të bërë disa orë gjumë të humbura.

Por, ata të cilët kishin raportuar se e përdorin teknologjinë në shtrat pothuajse çdo natë kishin probleme më serioze me gjumin.

Ata të cilët i kishin marrë gjithmonë kompjuterët e tyre në shtrat ishin 2.5 herë me më shumë gjasa që të kenë gjumë më të shkurtër se sa ata të cilët nuk i kishin marrë, sipas hulumtimit të botuar në revistën PLOS ONE.

Rezultatet treguan se teknologjia moderne është duke shkaktuar gjumë të dobët tek të gjithë, por njerëzit mund të jenë duke e përdorur teknologjinë për të kaluar kohën kur nuk mund të flenë, tha Dr.Nat Marshall nga Instituti Woolcock në Sideni.

“Nëse fëmijët tuaj nuk po bëjnë gjumë mjaftueshëm për shkak se nuk mund të qëndrojnë pa e përdorur teknologjinë, ju ndoshta duhet që t’i largoni pajisjet teknologjike nga dhoma e tyre e gjumit”, tha Dr.Marshall, transmeton Lajmi.net.

Studimet sugjerojnë se 20 deri në 40 për qind e të rinjve vuajnë nga problemet me gjumë.