Home LAJME Përfundon seanca e Kuvendit: Nuk aprovohen komisionet parlamentare

Përfundon seanca e Kuvendit: Nuk aprovohen komisionet parlamentare

Ka përfunduar seanca e Kuvendit, në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte miratimi i Komisioneve Parlamentare në Kuvend.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës  votuan kundër formimit të Komisioneve parlamentare. Opozita ishte kundër mënyrës se si janë ndarë Komisionet parlamentare.

Kuvendi me 58 vota për, 32 kundër votoi kundër formimit të Komisioneve parlamentare.

Visar Ymeri nga Vetëvendosje shprehu pakënaqësinë me mënyrën e ndarjes së komisioneve, duke thënë se opozita do të duhej të drejtonte më shumë komisioneve për shkak se do ta mbikëqyrnin më mirë Qeverinë.

Donika Kada Bujupi e AAK-së tha se formula e ndarjes nuk avancon demokracinë dhe mbikëqyrja e qeverisë ka mundur të jetë më e mirë nëse do të ndaheshin një komision nga pozita, një nga opozita.

Previous articleMustafa nuk e di nëse do të merr pjesë në Samitin e Beogradit
Next articleJahjaga: Largimi i qytetarëve nga vendi, shqetësues