Home SPORT Përfundon sezoni për Cech, ndoshta edhe Terryn

Përfundon sezoni për Cech, ndoshta edhe Terryn

Chelsea do të jetë pa portierin Petr Cech për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ai ka pësuar një zhvendosje të shpatullës në barazimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid.

Portieri çek u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 18-të për shkak të dhimbjeve, pasi u përplas fuqishëm në fushë, pas një grushtimi të topit.

Stafi mjekësor e vlerësoi atë para se ta tërheqë nga fusha, me portierin australian Mark Schwarzer që e zëvendësoi atë.

Se Cech do të qëndrojë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit është konfirmuar edhe nga trajneri Jose Mourinho pas takimit.

“Sezoni i Petr Cech ka mbaruar. Mos më bëni pyetje teknike, por sezoni për të ka mbaruar”, ka thënë Mourinho.

Ai ka komentuar edhe lëndimin e Terryt, i cili u zëvendësua nga Andrea Schurrle me 18 minuta të mbetura, duke thënë se kapiteni do të luajë këtë sezon vetëm nëse Chelsea kualifikohet në finale të garës evropiane.

Previous articleFIFA pezullon ndalimin e transferimeve për Barcelonën
Next articleGashi përsërit: Kisha do të trajtohet sipas ligjeve