Home SPORT Përkrahje belge: Januzaj patjetër në Botëror

Përkrahje belge: Januzaj patjetër në Botëror

Pas kundërshtimeve të disa prej lojtarëve të kombëtares belge në lidhje me angazhimin e talentit shqiptar, vije një përkrahje për Januzajn.

Sulmuesi i ekipit anglez të Aston Villas, Christian Benteke ka thënë se nuk do të surprizohej nëse Adnan Januzaj do të luante në Botëror. 

Ai ka thënë se talenti shqiptar i Manchester Unitedit meriton të luajë sepse këtë vit ka treguar vlera të jashtëzakonshme. Sulmuesi belg deklaroi se nuk do të ishte i befasuar nëse Adnani do të shkonte me Belgjikën në Botërorin e Brazilit, duke qenë një super-lojtar.

“Ai është një super-lojtar. Por, është e vështirë të them nëse ai do të grumbullohet ose jo”, u shpreh Benteke për ‘RTBF’.
“Gjithsesi, nuk do të isha i befasuar nëse dëgjoj se ai do të jetë në Brazil”, ka shtuar tutje sulmuesi i lënduar i Aston Villës. 

Ky i fundit ka qenë në top-formë këtë stinor në Premier League, mirëpo lëndimi të cilin e pëso kohë më parë ka bërë që ai ta humb Botërorin e Brazilit që fillon muajin tjetër.  

Previous articleVeç a po doni punë: PDK, LDK dhe AAK premtojnë 370 mijë vende të reja pune
Next articleRama e Gjasula bëjnë gati valixhet