Home SPORT Përzierja e Realit për Neymar, destabilizoi Barcën

Përzierja e Realit për Neymar, destabilizoi Barcën

Një prej zëvëndëspresidentëve të Barcelonës, Carles Vilarrubi, thotë se Barcelona ka pësuar goditje të mëdha financiare për shkak se Real Madridi i detyroi ta transferojnë Neymarin para kohe.

Gjiganti spanjoll u përball me Realin në një sagë shumë të gjatë transferuese për Neymarin, një transfer që u besua të jetë 57 milionë euro, e që më vonë doli të jetë 87 milionë euro.

Vilarrubi pranon se urgjenca e Barcelonës për të mposhtur Realin për transferimin e Neymar i la ata në një situatë të keqe ekonomike.

“Klubi nënshkroi një para-marrëveshje me Neymar për t’u bashkuar në sezonin 2014-2015”.

“Presioni nga një klub tjetër na detyroi ta transferojmë një vit më vonë. Kjo ndikoi në stabilitetin financiar të klubit”, theksoi Vilarrubi.

Previous articleSoriano: Barca ka nevojë për trajner me karakter të fortë
Next articleTransportonte 159 kg drogë drejt Greqisë, pranga drejtuesit të mjetit