Home TEKNOLOGJI “Peshku mikrofon” mund të gjejë aeroplanin e humbur të Malaysia

“Peshku mikrofon” mund të gjejë aeroplanin e humbur të Malaysia

Autoritetet janë të gjitha thuajse të sigurta se aeroplani i “Malaysia Airlines Flight 370” u rrëzua në jug të Oqeanit Indian i cili mund të jetë i thellë deri 7 mijë metra. Kjo e bën të rëndësishme gjetjen e “kutisë së zezë” të fluturimit me të dhënat regjistruese pafundësisht të vështirë, por një punë të përshtatshme për lëshimin e peshkut të marinës së SHBA-së.

Peshku 32 kilogramësh, i cili është i njohur zyrtarisht në stilin e Pentagonit si “Towed Pinger Locator 25”, është mikrofon hidrodinamikë posaçërisht për të dëgjuar sinjale akustike të të dhënave dhe regjistrues të zërit, që e kanë të gjithë avionët komercialë ashtu edhe ata ushtarakë. Ajo mund të gjurmojë paisje më thellë se 7 mijë metra ndër ujë.

Komandanti i Flotës së 7 Chris Budde të ShBA-së thotë se ky “peshk” super i ndjeshëm mund të lidhet me një anije tregtare për të dërguar sinjale ku eventualisht mund të gjendet kutia e zezë.

Marina e ShBA-së ka vendosur një “peshk t”ë tillë në anijen e shpëtimit “Royal Australian Navy Rescue” për ta tërhequr atë në perëndim të Oqeanit Australian.
Standardi i bashkohet një dyzine të anijeve qe po kërkojnë nëpër Oqeanin Australian për ndonjë shenjë të aeroplanit të zhdukur Boeing 777-200ER.

Edhe pse imazhet satelitore kanë zbuluar mbeturina lundruese në zonë, autoritetet deri më tani nuk kanë gjetur as një shenjë të aeroplanit apo të 239 njerëzve që ishin në bord.

Previous articleHajrizi: Nuk llogarisim më në Calvon
Next articleDjali i Isa Mustafës me akuzë kundër pronarit të “Bingo Benzin”