Home TEKNOLOGJI Peugeot punon për makinën hibride me ajër

Peugeot punon për makinën hibride me ajër

pezhoPeugeot pritet të nxjerrë në shitje vitin që vjen makinën parë hibride me ajër. Me sistemin e ri të motorit “Hibrid Ajër” – hera e parë që kombinohet benzina me ajër të kompresuar – firma thotë se makina mund t’i ulë shpenzimet në karburante deri në 80 për qind kur e ngisni atë në qytete.

“Motori me ajër do të përdoret vetëm nëpër qytete, sistem i cili aktivizohet automatikisht kur shpejtësia e ngasjes bie nën 70 kmh”, thuhet ne deklaratën për media të kësaj kompanie.

Sistemi kombinon një motor me gaz dhe një tjetër me ajër i cili hyn në funksion kur shpejtësia e makinës bie nën 70 kmh. Mund të përdoret ose në ajër ose në benzinë, apo edhe në kombinim të të dyjave.

Previous articleNga Londra në Nju Jork, për vetëm tri orë
Next articleKëshilla për të shmangur rrezikun e prekjes nga kanceri