Pilula e harresës

Universiteti i Virxhinias ka prodhuar një pilulë, e cila mund të fshijë kujtimet e këqija nga memoria e njeriut.

Ky eksperiment kishte rreth 3 vite që ushtrohej në laboratorët amerikane. Tingëllon si skenar Hollywood-i, por shkencëtarët thanë se kjo ishte një risi e mjekësisë. Kjo pilulë e veçantë arrin të fshijë ngjarje traumatike që shumë njerëz mund të kenë përjetuar.

Nga ana tjetër shërohen ata të cilët vuajnë nga fobitë. Kjo kurë nuk i çon pacientët drejt sindromës së sklerozës, pasi thjesht fshin sekuenca të shkurtra të memories.

Pilula ofron shpresë për çrregullimin e të ushqyerit, madje dhe atë seksual. Më shumë në ndihmë u shkon atyre që janë bërë vartës të lëndëve narkotike dhe drogës pasi arrin të heqë fiksimet negative.