Miralem Pjaniq nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma. ‘Corriere dello Sport’ ka njoftuar se boshnjaku ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te PSG-ja.
Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniq, nuk do të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.
Siç ka njoftuar e përditshmja italiane, ‘Corriere dello Sport’, boshnjaku ka refuzuar mundësinë për të kaluar te skuadra franceze, Paris Saint Germain.
Kjo e fundit ka shfaqur interesim për të nënshkruar me Pjaniqin gjatë verës, mirëpo ky i fundit u ka thënë francezëve se nuk është i interesuar për t’u larguar nga Roma.
Ai dëshiron t’i hap bisedimet për një kontratë të re me skuadrën kryeqytetase italiane.