Home LAJME Plaçkitet ProCredit Bank në Prishtinë

Plaçkitet ProCredit Bank në Prishtinë

Është plaçkitur një filial i ProCredit Bank në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 në lagjen “Mati”, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza” të kryeqytetit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Prishtinë , Flora Ahmeti e cila ka thënë që Policia është duke hetuar rastin dhe se ende nuk ka detaje të tjera.
Ndërkohë, lidhur me rastin e sotëm në pikën e shërbimit të ProCredit Bank në lagjen Mat në Prishtinë, ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara në bazë të legjislacionit në Kosovë.

“Është me rëndësi të ceket që i tërë sistemi i sigurisë ka funksionuar në ato momente.
Në ndërkohë rasti në fjalë është nën hetim nga Policia e Kosovës dhe presim që ky rast të trajtohet me vendosmëri”, thuhet në reagimin e ProCredit Bank.

Previous articleKonfiskohen armë në bastisjen e Elshanëve
Next articleShpat Kasapi me të dashur të re?