Home LAJME Plani serb për Kosovën, ndërmjet Tirolit Jugor dhe Republika Srpska-s

Plani serb për Kosovën, ndërmjet Tirolit Jugor dhe Republika Srpska-s

Deri në fund të kësaj jave, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, do të nisin konsultimet zyrtare për zgjidhjen e statusit përfundimtare të Kosovës.

Plani për zgjidhjen e statusit së Kosovës, sipas informatave të “Veçernje Novosti”, duhet të jetë i gatshëm para se të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, shkruan “Veçernje Novosti”, transmeton Telegrafi.

Sipas njoftimeve të mëparshme, dokumenti i ri mes Beogradit dhe Prishtinës do të duhet të nënshkruhet kur të përmbushen detyrimet sipas marrëveshjes së parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve, duke përfshirë formimin e Asociacionit të komunave serbe, ndërsa takimet e reja mes dy qeverive priten të fillojnë në muajin shkurt.

Ndërkaq, këshilltarja e presidentit të Serbisë, Stanislava Pak, tha se propozimi i Nikoliqit do “të jetë specifik, përkatësisht i cili tashmë është aplikuar në botë”.

“Mund të them, për shembull, do të shfrytëzojmë elementet e modelit të Tirolit Jugor apo Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës”, tha ajo.

Previous articleVV, Mustafës e Thaçit: Shkoni në Hungari, përjetoni dramën e qytetarëve
Next articleJavën tjetër paralajmërohet ndërprerje e mësimit