Të reshurat e shiut të cilat janë ditëve të fundit kanë sjellë mbushjen në masë të madhe të dy liqeneve, prej nga ku furnizohet Prishtina dhe disa komuna me ujë të pijshëm. Aktualisht sipas zyrtarëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, liqeni i Batllavës është mbushur për 8 metra deri sa ai i Badovcit është mbushur për 5 metra.
Zëdhënësja e Kompanisë s ë Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka treguar për Telegrafin se Batllaven sot është (-5 m) nën kuotën maksimale, ndërkaq Badovcin (-8 m) nën kuotën maksimale.
“Prej që kanë filluar reshjet para dy jave liqeni i Batllaves ka rritje prej 8 metra, ndërkaq liqeni i Badovcit rritje prej 5 metra”, tha ajo.
Mjeku ka thënë se për shkak të reshjeve uji në liqene nuk është kthjellur plotësisht. “Ende nuk është eliminuar turbullira në liqenet akumuluese, është zvogëluar por jo krejtësisht. Jemi duke punuar me kapacitete pak më të zvogëluara se ato maksimale”, tha zëdhënësja Arjeta Mjeku.
Reduktimet do vazhdojnë, thotë ajo, edhe me tej duke pritur që në periudhat vijuese, nëse uji shpenzohet racionalist nga qytetaret ato mund të zvogëlohen.
“Por ujë 24 orë pandërprerë do të këtë vetëm nga qershori 2016, deri atëherë do të kemi reduktime me tentim që t’i zvogëlojmë”, tha Mjeku.