Home LAJME Podujevë:Arrijnë donacionet e para nga Westerstede

Podujevë:Arrijnë donacionet e para nga Westerstede

Bashkëpunimi i Komunës së Podujevës me Bashkinë Westerstede ka filluar t’i jap sukseset e para. Në kuadër të këtij partneriteti sot në Podujevë kanë arritur automjeti për brigadën e Zjarrëfiksëve dhe shumë paisje mjeksore për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

 Vizitat reciproke në mes të Kryetarëve të Westerstede z. Klaus Gross dhe Kryetarit të Podujevës z. Agim Veliu, dhe partneriteti i krijuar mes këtyre dy vendeve po rezulton i suksesshëm dhe me impakte pozitive në shumë fusha të jetës dhe punës në Podujevë.

Pas vizitës së Kryetarit Veliu në Westerstede dhe nenshkrimit të shumë donacioneve të cilat kjo Bashki, ka vendosur t’i dedikoj për komunën tonë, në Podujevë kanë arritur donacionet e para ku përfshihen pajisje të ndryshme për intervenim dhe një automjet për brigadën e Zjarrëfiksëve, si dhe shumë paisje mjeksore për QKMF Podujevë.

Pranimin e donacioneve u bëri z. Nexhmi Rudari – drejtor i Arsimit, dhe disa anëtarë të tjerë të ekzekutivit. Me këtë rast Rudari shprehu falenderimin e tij për këtë ndihmë që Ëesterstede po i bënë Podujevës dhe i vleresoi këto pajisje si shumë shumë të rëndësishme për efikasitetin në punë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve si nga ana e Brigadës së zjarrëfiksëve, poashtu edhe nga QKMF në Podujevë.

Poashtu Rudari tha se kjo është vetëm pjesa e parë e ndihmës, ndërsa gjatë muajit maj pritet të arrijnë edhe donacione të tjera ku përfshihet edhe një automjet për Brigadën e Zjarrëfiksëve, pajisje për shkolla (banka, karrika, piano dhe tabela ping-pongu) si dhe shtretër për QKMF në Podujevë.

Ndërsa duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik të Komunës së Podujevës, Rudari tha se pritet shkëmbimi i vizitave mës afaristëve nga Podujeva dhe Westerstede me qëllim të krijimit të raporteve, marrjen e përvojave të mira për të shikuar mundësinë e lidhjes së partneriteteve për investime nga afaristët gjerman në Komunën e Podujevës.

Previous articleMinistria austriake: Nuk ka azil për qytetarët e Kosovës, do të kthehen me procedurë të shpejtë
Next articleUrban Ahlin:Jemi miq të fortë të liberalizimit të vizave