Home LAJME Podujevë:FAO mbështet planet menaxhuese për pyjet

Podujevë:FAO mbështet planet menaxhuese për pyjet

Drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës z.Avni Fetahu ka pritur në takim ekipin e projektit të Food Agriculture Organization (FAO), ku është biseduar për zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020.

 Në takimin, ku ishte prezent edhe Aleksandër Nikolovski- udhëheqës i zyrës së projektit të FAO, është diskutuar për përfundimin e hartimit të planeve menaxhuese për Njësinë Pyjore “Murgull – Bellasicë” dhe për mundësitë e zbatimit të këtyre planeve nga komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR).

Avni Fetahu, i cili është edhe ushtrues detyre i drejtorit të DBPZHR, premtoi angazhim maksimal të drejtorisë, me të gjithë mekanizmat e saj, për zbatim të këtyre planeve menaxhuese. Ai tha se planet me menaxhuese në kuadër të strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020, janë shumë të rëndësishme për menaxhimin, zhvillimin dhe ruajtjen e pyjeve në komunën e Podujevës.

Hartimin e këtij plani menaxhues e ka bërë kompania “Arneni”, e cila është kontraktuar nga FAO, ndërsa përfaqësuesi i kompanisë, Isuf Zekaj, prezantoi  planin në disa njësi menaxhuese.

Previous articleU mbajt mbledhja e tridhjetë e dytë e Qeverisë së Kosovës
Next articlePresidentja Atifete Jahjaga priti Gjeneral John Allen