Home LAJME Podujevë:Këshilli i Drejtorëve i Komunës diskutoi për dinamikën e realizimit të projekteve

Podujevë:Këshilli i Drejtorëve i Komunës diskutoi për dinamikën e realizimit të projekteve

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës, z.Agim Veliu, është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, ku u bisedua lidhur me dinamikën e realizimit të projekteve të planifikuara dhe procedimin e tyret.

 Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Podujevës, i udhëhequr Kryetari i Komunës, z. Agim Veliu, në mbledhjen e mbajtur sot, ka debatuar për prioritetet dhe dinamikën e realizimit të projekteve buxhetore që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti.

Kryetari Veliu kërkoi angazhim nga drejtorët që të iniciojnë procedurat në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të miratuara me buxhetin e Komunës për vitin 2015. Kryetari gjithashtu kërkoi respektimin afateve kohore dhe mbikëqyrje sistematike të cilësisë së kryerjes së punëve nga operatorët ekonomikë.

Nga drejtorët u kërkua që të identifikohen nevojat dhe kërkesat shtesë për investime dhe të njëjtat të përcillen në ministritë përkatëse.   

Drejtorët e drejtorive prezantuan projektet e planifikuara për këtë vit dhe dinamikën e paraparë për realizimin e tyre.

Në takim u vlerësua se është duke u respektuar dinamika e procedimit dhe realizmit të projekteve sipas planifikimeve buxhetore.

Në buxhetin e miratuar për këtë vit Komuna e Podujevës,  në kategorinë e investimeve kapitale vazhdon ta ketë prioritet ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimit dhe projekte të tjera që ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve. Ndërsa, në kategorinë e subvencionimeve prioritet vazhdon të jetë bujqësia.

Previous articleQeveria: Nuk e sheh të arsyeshëm vazhdimin e dialogut me Beogradin
Next articleMustafa ju flet ministrave për takimet e ardhshme