Home Kuriozitete Polici ia pret organin gjenital brazilianit që përdhunoi 3-vjeçaren

Polici ia pret organin gjenital brazilianit që përdhunoi 3-vjeçaren

Një punonjës i policisë ia ka prerë organin gjenital brazilianit 66-vjeçar, Francisco de Souza de Castro, pasi ai kishte përdhunuar një vajzë 3-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferi të San Paolo në Brazil, ku polici e qëlloi disa herë 66 vjeçarin dhe i preu plotësisht organin gjenital.

Burri i gjymtuar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 3 vjeçare. Tashmë 66 vjeçari, i cili krahas organit gjenital humbi edhe tre gishtat e dorës, ndodhet i shtruar në spitalin Santa Casa de Misericordia, në Barretos, në gjendje të rëndë.

Polici i cili e “ndëshkoi”, deklaroi para kolegëve se “E bëra sepse është një monstër, përdhunoi një fëmijë vetëm 3 vjeç”.

Previous articleMarrëveshja për regjistrat kadastralë mbetet e pazbatueshme
Next articleNis referendumi i separatistëve pro-rusë në Lindje të Ukrainës