Home LAJME Policia greke po kërkon 5 banda, në mesin e tyre shumë shqiptarë

Policia greke po kërkon 5 banda, në mesin e tyre shumë shqiptarë

Policia greke identifikoi 5 grupe gjeorgjiano-shqiptare që të armatosur me kallashnikovë dhe thika kishin kryer mijëra grabitje gjatë viteve të fundit, ku shënjestrat ishin kryesisht biznesmenët, të cilëve u kishin grabitur miliona euro.

Në orët e fundit, mediat greke po i mëshojnë këtij lajmi, duke publikuar episode të shkëputura arrestimesh, të cilat patën rezultat dhjetëra të ndaluar, ndonëse shumë prej tyre janë të lirë, teksa analistët e sigurisë thonë se bëhet fjalë për një krim mutand që po ndodh së fundmi në Greqi, pasi kriminelët janë shtetas me kombësi të huaj (shqiptarë, shtete të Ish-Bashkimit Sovjetik dhe aziatikë) por që kanë lindur në Greqi dhe nuk e kanë vizituar ndonjëherë vendin e tyre të origjinës, raporton Shqiptarja.
Në vitin 2010 në mënyrë specifike, banda kishte sulmuar 432 banesa, nga të cilat 115 ishin grabitur. Në vitin 2011 ka pasur një rritje të rasteve, duke arritur në 605. Objektivët e hajdutëve ishin shtëpitë luksoze në qendër të Athinës dhe për herë të parë te hajdutët vihet re fenomeni i sulmeve me kallashnikovë dhe thika që pasi rrihnin kë të gjenin në shtëpi, ua përdhunonin gratë para fëmijëve.

Sipas “Proto Thema” në vitin 2012 situata u bë edhe më keq, pasi bazuar në të dhënat e Policisë, bandat kishin plaçkitur 794 shtëpi. Policia përgatiti një plan operativ për të trajtuar problemin, por shumë njerëz humbën jetën.

Ndërkaq, sulmet në vitin 2013 u reduktuan në 610, ndërsa plaçkitjet e bankave gjatë të njëjtës periudhë është 42 të tilla. Deri pesë vjet më parë hajdutët e armatosur ishin një fenomen i panjohur në shoqërinë greke. Zakonisht apartamentet “gërmoheshin nga minjtë”, kur banorët mungonin. Bastisjet e para me armë u paraqitën nga policia si “incidente të izoluara”. Prej vitit 2010 e deri më sot në Greqi ka pasur një rritje të sulmeve me 300% në Atikë dhe 200 % në pjesën tjetër të vendit.

Sipas shifrave zyrtare, policia ka regjistruar çdo ditë mesatarisht dy plaçkitjeve të shtëpive në Atikë dhe një në pjesën tjetër të vendit. “Gjaku i ri” i kriminelëve të huaj dallohet nga dhuna brutale dhe mungesa e planit të sulmit. Pesë bandat e egra të njerëzve të armatosur e të maskuar vepronin në rajonin e Atikës, ku teksa grabisnin ata torturonin viktimat e përdhunonin gratë.

Tipar i ri është se përveç torturave të egra edhe ndaj grave për të zbuluar se ku ishin fshehur paratë dhe sendet me vlerë, hajdutët nuk ngurronin të grabisnin edhe sasi të vogla parash, apo sende pa vlerë të madhe.

Në të njëjtën kohë në Thesali u kap një bandë që përbëhej nga 3 shqiptarë, të cilët që nga maji i kaluar deri në mars 2014 të kishin qenë frika dhe tmerri i banorëve të thjeshtë, pasi kishin sulmuar disa shtëpi. Anëtarët e bandës hynin në shtëpitë e grave, hanin dhe pinin, si dhe në fund nuk ngurronin të godisnin të moshuarit në nevojë, për të rrëmbyer pensionin e tyre apo ndonjë gjë tjetër që ishte me vlerë. Në krye të piramidës së terrorit ishte banda me thika, e përbërë nga 4 gjeorgjianë.

Tipar i kësaj bande që torturonte viktimat, ishin instinktet brutale dhe sadiste për të marrë atë që donin. Banda e dytë vepron në Vula, Vuliamenit dhe Glyfada dhe policia beson se ky grup përbëhet nga shumë anëtarë, të cilët veprojnë në konfigurime të ndryshme, çdo herë.

Të armatosur me armë dhe thika, anëtarët e rrjetit vlerësohet të jetë me origjinë shqiptare. Një grup i tretë i grabitësve të huaj është aktive në periferi verilindje të Athinës, Agia Paraskevi deri nga Penteli.

Anëtarët e saj sulmojnë dhe abuzojnë me njerëzit, ndërsa banda e katërt vepron në rrethinat veriore dhe tipar i saj është se banda ngre një kurth për viktimat e ardhshme, duke i pritur në garazh. Ata përdorin forcën brutale mbi burrat dhe gratë. Në periferi vepron një bandë e pestë, që vlerësohet se ndoshta është e përbërë nga njerëz të ish-Bashkimit Sovjetik, të cilët do të synojnë kryesisht shtëpitë e boshatisura.
Një nga viktimat e grabitjeve nga banda e shqiptarëve i tha policisë se “Më vunë hekur të nxehtë në bark, më goditën në kokë dhe nuk merrja frymë e madje nuk shikoja dot drejtimin e gjakut”.

Episodet e dhunës, që radhisin mediet greke janë të shumta, ndërsa përmendet ajo e 6 shkurtit të këtij viti, ku 3 burra të maskuar dhe me thika sulmuan nënën e sipërmarrës të ri, Tula Angloupas, të cilës pasi i morën 400 000 euro, e lanë të gjakosur. Disa orë më vonë Alexandër Angloupas e ka çuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Previous articleFiton Juventus, barazon Milan
Next article​Femrave jomyslimane që martohen me myslimanë në Britani, nuk do t’u lejohet trashëgimia