Deklarata e kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi se disa pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë pjesë e krimit të organizuar është demantuar nga këta të fundit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për ORAinfo se deklaratat e fundit të Krasniqit lidhur me involvimin e Policisë së Kosovës në vepra penale janë të pavërteta.
Ai njëherësh ka ftuar publikisht Krasniqin që ç’do informacion që posedon lidhur me involvimet e mundshme të ndonjë zyrtari policor në vepra të ndryshme penale ti denoncoje tek institucionet kompetente duke përfshire edhe Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës është vlerësuar si nder institucionet me te besuara dhe me transparente ne Kosove dhe atë si nga faktori ndërkombëtar po ashtu edhe nga faktori vendor.
Policia e Kosovës është e përkushtuar ne zbatimin e ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë te ç’do personi te dyshuar te involvuar ne vepra penale pa përjashtime”, ka thënë Kelani.