Home LAJME Policia në aksion: Për tri ditë mbi 3 mijë e 500 gjoba...

Policia në aksion: Për tri ditë mbi 3 mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës bënë me dije se nga fillimi i implementimit të planit “Java e sigurisë në trafik”, kanë qenë më më rigorozë (jo tolerante) në shqiptimin e gjobave për kundërvajtësit në trafik.

Vetëm më 01 maj 2014 në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 1.238 gjoba. Më 02 maj 2014 në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 1.331 gjoba, ndërsa më 03 maj 2014 në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar 1.041 gjoba.

Policia bënë me dije se do të jenë zero tolerantë ndaj shkelësve të ligjit.

“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve”, njoftojnë ata.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Previous articleKy është Skaneri molekular që tregon kaloritë e ushqimeve
Next articleDafina Zeqiri si në botën e ëndrrave, kërkon kadillak të viteve ’40