Pranimi i Kosovës në UEFA do të diskutohet me 3 maj në Budapest.

FFK ka njoftuar se pranimi i Kosovës  në UEFA do të diskutohet me 3 maj në Budapest.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se në kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA’s, që po mbahet sot Cyrih nuk do të flitet për Kosovën.

Ata kanë njoftuar se për Kosovën do të diskutohet në Kongresin e rregullt të UEFA’s që do të mbahet me 3 maj në Budapest.

“Krerët e FFK’së sot  janë duke marrë pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s dhe nesër do të marrin pjesë në kongresin e FIFA-s. Është tepër e rëndësishme pjesëmarrja e delegacionit të FFK-së në  këto dy kongrese, që po ndodhë për herë të parë dhe shumë dobiprurëse për zhvillimet e mëtejme në futbollin e Kosovës rreth pranimit të FFK-së në UEFA”, thuhet në njoftimin e FFK’së.

“E bëjmë të qartë se në asnjërin Kongres nuk është paraparë të debatohet për Kosovën dhe se këto kongrese kanë agjendën e caktuar më herët, sikur që dihet qartë se për futbollin e Kosovës dhe pranimin në UEFA do të debatohet në kongresin e UEFA që do të mbahet më 3 maj në Budapest”.