Home LAJME Presidente a fole për vendet e rezervuara?

Presidente a fole për vendet e rezervuara?

Presidentja Atifete Jahjaga ka takuar sot një grup të deputetëve të pakicës serbe.

Ajo u ka thënë deputetëve të vazhdojnë konsultimet dhe të harmonizojnë qëndrimet me grupet parlamentare për të arritur zgjidhje të pranueshme.

Por, për çfarë zgjidhje bëhet fjalë?
Presidentja Jahjaga nuk e ka sqaruar në njoftimin dërguar mediave.

“Presidentja Jahjaga iu tha deputetëve se do të vazhdojë të përfaqësojë unitetin politik, në bashkëveprim të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë konsultimet dhe të harmonizojnë qëndrimet me grupet parlamentare për të arritur zgjidhje të pranueshme, që avancojnë proceset demokratike dhe përparojnë të drejtat e komuniteteve”, thuhet në njoftim.

Udhëheqës i deputetëve serbë ishte Petar Miletic, Nënkryetar i Kuvendit.

“Presidentja e Kosovës i mori në konsideratë çështjet që i parashtruan deputetët për të drejtat e liritë e komuniteteve etnike në Kosovë, të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, thuhet më tej në njoftim.

Previous article​Në New York është hapur një klub nate për fëmijët.
Next articleLansohet Strategjia suedeze për bashkëpunim me Kosovën