Home LAJME Presidenti Grek: Njohja e Kosovës, problem serioz

Presidenti Grek: Njohja e Kosovës, problem serioz

Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, ka dhënë disa deklarata për pavarësinë e Kosovës, duke e konsideruar problem serioz njohjen nga ana e Greqisë. Këto deklarata ai i ka dhënë gjatë një konference për media, gjatë një vizite që është duke zhvilluar në Zvicër.

Presidenti grek ka thënë se Greqia nuk ka presion për të mos njohur Kosovën, por ka shtuar se Greqia vepron vetëm në bazë të interesave kombëtare.

“Problemin e Kosovës e njoh shumë mirë dhe ky problem është serioz, jo vetëm për stabilitetin në Ballkan, por për paqen në përgjithësi në Bashkimin Evropian”, ka theksuar presidenti grek.

Papoulias ka nisur sot një vizitë zyrtare në Zvicër, që është vizita e parë e një presidenti grek në Zvicër që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, 119 vite më parë, transmeton BW.

Previous articlePublikohet biseda mes ekuipazhit të fluturimit MH370 dhe kontrollit të fluturimit
Next articleLegjislatura me vota të dyshimta hyn në javën e fundit