Home LAJME Presidentja Jahjaga dekoron AKI-në me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja Jahjaga dekoron AKI-në me Medaljen Presidenciale të Meritave

Përmes një komunikate për media është njoftuar se Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku edhe ka dekoruar AKI-në me Medaljen Presidenciale të Meritave, transmeton Indeksonline

Presidentja u njoftua nga Drejtori i AKI-së për punë gjatë vitit që lam pas dhe sfidat e sigurisë në përgjithësi.

Presidentja lartësoi rolin që ka Agjencia e Kosovës për Inteligjencë sipas Kushtetutës dhe Ligjit në sigurinë e vendit dhe shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, thuhet në komunikatë.

Previous articleJahjaga ngre komision ‘ad-hoc’ për demarkacionin me Malin e Zi
Next articleMustafa: Kemi përmbush kriteret për liberalizimin e vizave