Home LAJME Presidentja kërkon zyrtarisht themelimin e Tribunalit

Presidentja kërkon zyrtarisht themelimin e Tribunalit

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga është konsultuar sot me liderët politikë të Kosovës për, siç thuhet, nevojën që Republika e Kosovës të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.

“U pajtuam për arritjet tona në zhvillimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe bartjes së kompetencave në institucionet e Kosovës. Ne gjithashtu diskutuam rëndësinë e vazhdimit të mandatit të EULEX-it deri në qershor të vitit 2016”, ka thënë presidentja e vendit.

Sipas saj, në letrën drejtuar Baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010.

“Krijimi i gjykatës së veçantë reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me këto akuza në mënyrë kredibile. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe pavarësi. Ashtu siç u thash edhe liderëve politikë, unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”, ka thënë në fund e para e vendit.

Previous articleIa ktheu portofolin e gjetur dhe i shtoi para
Next articleLyrical Son, reperi që refuzoi bashkëpunimet me femra