Home LAJME Presidentja njofton për takimin me liderët

Presidentja njofton për takimin me liderët

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar  se është takuar gjatë ditës së sotme me krerët e LDK-së dhe PDK-së për tejkalimin e ngërçit politik.Jahjaga ka thënë se poashtua sot ka biseduar me Ramush Haradinajn në telefon dhe se shpreson se shpejt liderët do të tejkalojnë këtë gjendje.”Kam takuar sot gjatë ditës, dy nga liderët e partive politike parlamentare, kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të trajtuar çështjen e ndërtimit të institucioneve të vendit.Kam kërkuar nga tre liderët, ashtu siç kërkoj edhe nga të gjithë liderët e tjerë partiakë të tregojnë pjekuri politike dhe duke lënë anash mospajtimet ndërmjet tyre dhe interesat e ngushta, të veprojnë shpejt për ndërtimin e institucioneve, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Previous articleEkskluzive: Arrihet marrëveshja Thaçi – Mustafa
Next articleBE: Të vazhdoj seanca konstituive dhe të formohet qeveria menjëherë