Home SPORT Prishtina e nis me fitore

Prishtina e nis me fitore

foto (6)Prishtina e ka shënuar një fitore të rëndësishme. Bardh e kaltrit kanë mposhtur Trepçën me rezultat 2;0. Kurse, Fushë Kosova fitoi përballë Besës me rezultat 1:0

Skuadra e Prishtinës e ka nisur me fitore stinorin pranveror. Ekipi i Afrim Tovërlanit në kryeqytet e ka mposhtur Trepçën me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 18-të të Raiffeisen Supereligës.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rezultat të barabartë, derisa iniciativën në fushë e kishin vendasit. Por, në pjesën e dytë gjithçka shkoi mirë për bardhë e kaltrit.

Isuf Llumnica kaloi Prishtinën në epërsi 1:0 në minutën e 63-të, derisa nëntë minuta pa përfunduar takimi, Driton Krasniqi me një super gol ngashtoi epërsinë e vendasve në 2:0, transmeton express.

Me këtë fitore Prishtina është ngjitur në vendin e dytë me 30-të pikë të tubuara, 7-të më pak sesa lideri i Superligës, Llamkos Kosova e cila ka një takim më pak të zhvilluar. Kurse, Trepça mbetet në kuotën e 18-të pikëve

Fushë Kosova – Besa 0:0

Fushë Kosova ka shënuar një fitore të rëndësishme në garë për mbijetesë. ‘Pampurat’ mposhtën skuadrën e Besës me rezultat minimal 1:0.

Hero i ekipit vendasi ishte sulmuesi gjilanas, Premton Muja, i cili në minutën e 77-të shënoi për 1:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Me këtë fitore Fushë Kosova ka tubuar 15 pikë, sa ka edhe Hajvalia, me të cilën ndajnë dy pozitat e fundit në tabelë.

Previous articleArsenali në gjysmëfinale të FA Cup
Next articleBayern 6 copa Wolfsburgut