Home LAJME Prishtina, me strategji për rikthimin e hapësirave publike

Prishtina, me strategji për rikthimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës, ka filluar të realizoj përmes punëtorive, zhvillimin strategjik të qytetit, në mënyrë që të rikthejnë hapësirat publike në funksion të qytetarëve.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë se punëtoria është zhvilluar me ndihmën e përfaqësuesve të qytetit Antwerpen të Belgjikës dhe një grup nga Universiteti i Prishtinës.

Sipas tij, ky zhvillim strategjik po bëhet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve.

Ndërsa, ish-kryetari i qytetit Antwerpen, Patrick Janssens, ka thënë se për ta ka pasur shumë rëndësi të stimulojnë një diskutim të palëve të ndryshme të organizimit të qytetit.

Ai ka shtuar se janë impresionuar nga ambicia e qeverisjes së re për të bërë një qytet më të mirë.

Ai ka shtuar se do të kthehen prapë dhe të shohin mënyrat se si mund të ndihmojnë në të ardhmen Komunën e Prishtinës.

Previous articleCosta: Chelsea do të përpiqet të sulmojë
Next articleKërkohet zbardhja e fatit të 1712 personave të pagjetur