Home LAJME Prishtina nuk ka zgjidhje tjetër-të pranoj themelimin e Gjykatës Speciale

Prishtina nuk ka zgjidhje tjetër-të pranoj themelimin e Gjykatës Speciale

Që nga takimi i udhëheqjes së Kosovës me Jonathan Moore , drejtor i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Qeveria e Hashim Thaçit, e ka të qartë se nuk ka asnjë mënyrë për ta refuzuar.

Moore i solli një mesazh atij – ju keni një mundësi, gjykatë nën kujdesin e BE-së, ose harrojeni miqësinë tonë, bënë të ditur “Blic.rs”, duke cituar “Vesti”.

Çdo ditë lobimi e ambasadores së SHBA-së në Prishtinë, ishte e shoqëruar edhe nga ambasadorë të tjerë.

Britanikët një ditë shtruan edhe pyetjen “a dëshironi që për këtë të vendos Rusia”. Ndërsa Gjermania ka paralajmëruar se, nëse Kosova refuzon ngritjen e gjykatës së krimeve të luftës, do të “ngarkohet” për pengim të drejtësisë.

Duke cituar burime diplomatike në Prishtinë, e përditshmja thotë se SHBA-të kanë intensifikuar lobimin për këtë lloj të gjykatës, sepse Departamenti i Shtetit vlerëson se, në rastin kur Parlamenti i Kosovës vendos kundër formimit të saj, vendimi do të duhej të zhvendosej në Kombet e Bashkuara. Kjo, në mënyrë të pashmangshme do të dërgonte në tensione me Rusinë dhe do të dëmtonte politikën e jashtme amerikane.

Amerikanët, të cilët tashmë kanë një problem me Rusinë. Ajo gjithashtu insiston në kompetencat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si dhe ndaloi miratimin e planit të Marti Ahtisarit në OKB.

“Vesti” vlerëson se nuk ka dyshim, se ka një shqetësim se hetimi dhe gjykimi mund të jetë për gjëra që deri më tani ishin vetëm në nivelin e supozimeve, pa prova konkrete, dhe një prej tyre është për shembull, “lidhjet e agjentëve të CIA-s dhe UÇK-në”.

Previous articleAdidas, Nike dhe Tom Tailor – Made in Podujeva
Next articlePresidentja mbledh liderët për të diskutuar për Tribunalin