Home SPORT Prishtina udhëton për fitore në Rumani

Prishtina udhëton për fitore në Rumani

Trajneri i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, kërkon t’i hakmerret skuadrës së Craiovas për humbjen e shkaktuar në Prishtinë në kuadër të Ligës Ballkanike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai pranon se ky do të jetë një mision i vështirë për Sigal Prishtinën, por insiston se lojtarët e tij do të japin gjithçka nga vetja për fitore. Sigal Prishtina është mysafire e skuadrës rumune, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën mbrëma (19:00), në kuadër të xhiros së 17-të të Ligës Ballkanike.

Craiova e pati mposhtur Sigal Prishtinën në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Prishtinë, me rezultatin 83:72. Aktualisht Sigal Prishtina renditet në pozitën e dytë në tabelë, me 23 pikë të mbledhura. Ndërsa, Craiova ka dy pikë më pak dhe zë vendin e gjashtë kur kanë mbetur edhe dy javë pa përfunduar pjesa e rregullt e BIBL-it.

Previous articleNaftëtarët në protestë kundër fiskalizimit
Next articlePSG-ja ofron 70 milionë për Pogban