Problemi që prek gjerësisht gratë shtatzënë

Gjatë shtatzënisë përveç shtimit të peshës dhe ndryshimeve trupore, dhëmbët janë ata që janë më të ndjeshëm, pasi ndodh që një pjesë e mirë e tyre të prishen dhe të shkaktojnë dhimbje të padurueshme.

Gjëja e parë që duhet bërë është parandalimi dhe vizita qoftë edhe për shqetësimin më të vogël te dentisti. Idealja do të ishte që këto vizita të bëheshin para nisjes së shtatzënisë, në mënyrë që të parandaloni dëmtimet serioze.

Nëse problemet shfaqen gjatë shtatzënisë, kurat mjekësore ekzistojnë, pasi ka anestezi lokale dhe radiografi për dhëmbët që nuk shkaktojnë probleme. Megjithatë për të mos rrezikuar, gjatë kësaj periudhe dentistët trajtojnë urgjencat e vogla, pasi ndërhyrja në dhëmbë kërkon shumë angazhim. Këshilla e fundit është që të mos përdoren ilaçe pa konsultim, as ibuprofen apo aspirinë.

Takipirina është më e lehtë dhe mund t’iu qetësojë, pa dhënë efekte anësore.